Chelsea vazhdon serin fantastike, merr tre pikë në ‘Stamford Bridge’ – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
0 °C

Chelsea vazhdon serin fantastike, merr tre pikë në ‘Stamford Bridge’

15:28 | 09 Nëntor 2019

E gjashta më radhë, përballë Chelsea dorëzohet edhe Crystal Palace

Chelsea ka vazhduar serinë fantastike të rezultateve në Premierligë, duke e mundur 2:0 Crystal Palacen në ‘Stamford Bridge’.

Të dy golat skuadra e Frank Lampard i shënoi në pjesën e dytë.

Tammy Abraham në minutën e 52’, shënoi për epërsinë 1:0 të Chelsea.

Reprezentuesi amerikan, Christian Pulisic, në minutën e 79’, shënoi për 2:0.

Me këtë fitore, Chelsea renditet në vendin e dytë me 26 pikë, duke pritur përballjen mes Liverpoolit dhe Manchester Cityt.

Në xhiron e ardhshme, Chelsea luan në udhëtim, pikërisht te Manchester City.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!