“Ciao” Juventus, ja ku po transferohet Can

11:30 | 25 Nëntor 2019

Emre Can, është i destinuar të largohet nga Juventus në janar për shkak të mungesës së kohës për të luajtur deri më tani.

Ekipet Bayern Munich, Borussia Dortmund dhe PSG janë të gjithë të interesuar për shërbimet e tij, të cilat mund të çojnë në një betejë interesante në treg,përcjell ORAinfo.

Sipas raportimeve nga Gjermania, Dortmundi është shumë i interesuar për lojtarin dhe nuk do të kishte ndonjë problem me plotësimin e kërkesave të Bianconeri.

Sidoqoftë, ekziston një pengesë, konkretisht paga e ish-yllit të Liverpool-it./ORAinfo/

Komento: