“Ciao” Napoli, Ancelotti gjen skuadrën e re

18:43 | 19 Nëntor 2019

Trajneri i Napolit, Carlo Ancelotti raportohet se është në listën e kandidatëve të Tottenham Hotspur për të zëvendësuar Mauricio Pochettino.

Sipas Daily Mail, Ancelotti është në shënjestër së bashku me trajnerin e RB Leizpig, Julian Nagelsmann dhe Eddie Howe të Bournemouth ,përcjell ORAinfo.

Kjo sepse, sipas gazetës, Tottenham po planifikon t’i japë fund mbretërimit pesë-vjeçar të Pochettino.

Italiani ka përvojë në Premier League dhe Roli i tij me Napolin u hodh së fundmi në dyshim nga një rebelim i skuadrës dhe ai gjithashtu ka qenë i lidhur me një rikthim në Milano./ORAinfo/

Komento: