Cili ishte mesazhi i Klopp pas kalimit të Coutinhos te Bayerni, e zbulon vet lojtari – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Cili ishte mesazhi i Klopp pas kalimit të Coutinhos te Bayerni, e zbulon vet lojtari

20:09 | 11 Shtator 2019

Coutinho tashmë është pjesë e skuadrës së Bayernit.

Philippe Coutinho ka zbuluar se ish-menaxheri i tij Jurgen Klopp mbështeti plotësisht transferimin e tij veror te Bayern Munich.

Ylli brazilian u lidh me një kalim te Manchester United ose Tottenham Hotspur teksa shikonte mundësinë e qëndrimit te Barcelona për ta rimarrë formën e dikurshme.

Por ishte Bayern që e ‘vodhi’ atë dhe Coutinho zbuloi se Klopp i dërgoi mesazhe që mbështeste huazimin e tij te gjigandët e Bundesligës.

Menaxheri i Liverpool e njeh futbollin gjerman pasi fitoi titullin me Borussia Dortmund në vitet 2011 dhe 2012.

“Ai më dërgoi një mesazh dhe më uroi fat”, tha Coutinho për Sport Bild.

“Ai më tha që Bayern është një klub i madh dhe Bundesliga është një konkurrencë e shkëlqyer. Më tha se ai është shumë i lumtur që më sheh atje”, zbuloi ai.

Komento: