Çitaku kërkon që dialogu Kosovë-Serbi të përfundojë sa më shpejtë

21:15 | 03 Dhjetor 2021

Po kërkohet që dialogu mes Kosovës dhe Serbisë të përfundojë më shpejtë.

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku ka folur rreth dialogut Kosovë – Serbi, duke thënë se do të donte që i njëjti të mbyllet sa më shpejtë.

Çitaku deklaroi se e di që dialogu i ka sfidat e veta. Madje, me ironi tha se ai nuk është “Big Brother”.

Kërkon angazhim, disiplinë e punë, përcjell GazetaBlic.“Dialogu nuk është “Big Brother”. E di. Kërkon angazhim, disiplinë e punë. Por mendoj se SHBA duhet të jetë në tavolinë. Vetëm me praninë e tyre jemi të sigurtë.

E ftoj kryeministrin që të udhëtojë sa më shpejtë dhe të kërkojë një emisar të posaçëm. Unë do të doja që ky dialog të mbyllet sa më shpejtë të jetë e mundur”, tha ndër të tjerash Çitaku në “Blic Interview”.

Komento: