Çitaku nga QKUK: Të plagosurit gjatë grabitjes e armatosur në Veternik në gjendje të rëndë

16:08 | 17 Mars 2025
citaku-nga-qkuk:-te-plagosurit-gjate-grabitjes-e-armatosur-ne-veternik-ne-gjendje-te-rende

Dy të plagosurit gjatë grabitjes së armatosur në Veternik po marrin trajtimin shëndetësor në Klinikën Emergjente të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, shkruan Periskopi.

Për gjendjen e tyre, ka folur mjeku kujdestar në Emergjencën e QKUK-së, Agron Çitaku.

Ka thënë se gjendja e tyre është e rëndë.

“Po ka ora 11:00 ka ardhur një pacient i plagosur me armë zjarri. I cili është trajtuar pas reaniminit në sallë operative, është punuar dhe gjendet në mjekimin intensiv. Edhe ka ora 12:00 e kemi pasur edhe një tjetër i cili gjithashtu është reanimuar për momentin është në sallë operative. Regjioni (i plagosur) është i abdomenit i pari të i dyti është edhe në këmbë. Gjendje e rendë janë, plagosje me armë zjarri ka qenë”, ka thënë ai për media

Komento: