City gjen zëvendësuesin e Sanes

22:31 | 22 Tetor 2019

Manchester City, ka identifikuar zëvendësimin e tyre për sulmuesin largues Leroy Sané.

Sulmuesi 23-vjeçar gjerman do të shitet nga Manchester City te gjigandët e Bundesligës Bayern Munich verën e ardhshme, me lojtarin i prirur të kthehet në Gjermaninë e tij të lindjes. Prandaj, kampionët në pushtet të Premier League kanë qenë në kërkim të zëvendësimit të tij, përcjell ORAinfo.

Ai zëvendësim, sipas raportit, do të jetë sulmuesi 22-vjeçar Mikel Oyarzabal.

Oyarzabal vlerësohet në 80 milion €, e skuadra angleze shpreson se paratë e fituara nga shitja e Sané në Bayern Munich do të mbulojnë pjesën më të madhe ose të gjithë koston. Oyarzabal asnjëherë nuk ka luajtur për një klub tjetër deri më tani në karrierën e tij profesionale./ORAinfo/

Komento: