City kalon tutje në garën për kupën EFL

22:51 | 29 Tetor 2019

City ka kaluar tutje në garë për Kupën e EFl.

Manchester City e ka mposhtur Southamphtonin me rezultat 3-1 në kuadër të Kupës EFL.

Në këtë ndeshje Pep Guardiola kishte pushuar disa nga lojtarët kryesorë, por edhe ata që luajtën nuk është se nuk janë yje.

Serinë e golave e nisi Nicolas Otamendi i cili shënoi në minutën e 20-të.

Pjesën e parë e mbylli Sergio Aguero që shënoi në minutën e 38-të për 2-0.

Ka qenë Aguero që ka shënuar edhe në pjesën e dytë për 3-0, duke e mbyllur dilemën e fituesit në këtë ndeshje.

Krejt çka mundi të bëjë Southamphtoni ishte goli i Jack Stephens për 3-1.

Manchester City kalon në raundin tjetër dhe pret shortin për ta mësuar kundërshtarin.

Komento: