Çka po ndodh mes Robertit dhe Norës, ja me kë e priti Vitin e Ri Nora!

12:06 | 01 Janar 2019

Këngëtarja e njohur kosovare, Nora Istrefi është në mesin e femrave më të bukura të estradës, e cila është pjesë e përditshme e mediave rozë.

Krahas angazhimeve, Nora është një nënë e përkushtuar dhe shumë shpesh publikon fotografi të bukura me vajzën e saj, Renee.

Edhe Renee u bë pjesë e mediave rozë, falë famës së nënës e së babait, të dy emra të njohur në skenën muzikore.

Nora publikoi disa fotografi të bukura me të nga fotosesioni mahnitës, e gjithë vëmendja shkon te bukuroshja e vogël, Renee.

“Urime Viti i Ri 2019. Nga une dhe princesha ime Renee. Gezuar”, shkroi ajo sipër fotografive.

Por e çuditshme është se Roberit nuk shihet askund në foto, madje kohëve të fundit ata nuk janë parë asnjëherë pranë njëri-tjetrit.

Çka po ndodh në lidhjen e Robertit dhe Norës? /ORAinfo/

Komento: