“Çmendet” Manchester United, ofron 40 milionë euro për yllin e Tottenham – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
0 °C

“Çmendet” Manchester United, ofron 40 milionë euro për yllin e Tottenham

11:11 | 09 Nëntor 2019

United ofron 40 milionë euro për yllin e Tottenham.

Manchester United do të përpiqet të nënshkruajë me Christian Eriksen në afatin kalimtar të janarit.

Mesfushori danez ka hyrë në muajt e fundit të kontratës me Tottenham, dhe gjatë verës mund të largohet si lojtar i lirë.

Pas dështimit për të arritur një marrëveshje të re dhe për të evituar një humbje të tillë, Tottenham mund të jenë të detyruar të heqin dorë nga Eriksen.

Sipas ‘El Desmarque’, Manchester United do të përpiqet të nënshkruajë me Eriksen në janar, duke i dërguar një ofertë prej 40 milionë euro Tottenhamit, përcjell lajmi.net.

Real Madrid mbeten sfiduesit kryesor të ‘Djajve të Kuq’ në pistën Eriksen, të cilët po ashtu janë duke parë mundësi tjera për mesfushën.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!