‘Çmendet’ real Madrid, bën gati 250 milionë euro për të transferuar yllin e madh

15:50 | 22 Nëntor 2019

Reali 250 milionë euro për të transferuar sensacionin e Evropës.

Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez mund të injorojë Kylian Mbappe në favor të bërjes së një oferte të guximshme për sulmuesin britanik, Harry Kane.

Sipas asaj që shkruan “Don Balon”, gjatë merkatos së verës Perez pritet të hapë “thesin” duke bërë një ofertë të çmendur me vlerë 250 milionë euro për sulmuesin e Tottenhamit, Harry Kane.

26-vjeçari prej një kohë të gjatë ka qenë i lidhur me një transferim në “Santiago Bernabeu”, mirëpo transferimi nuk ka ndodhur.

Reali po e sheh futbollistin anglez si zëvendësim adekuat të Karim Benzema, pasi Luka Jovic nuk e ka gjetur formën e duhur.

Nëse pranohet kjo mega ofertë, atëherë Kane pritet të bëhet blerja më e shtrenjtë në historinë e futbollit.

Pas vështirësive në negociata, duket se Reali ka hequr dorë përfundimisht nga Kylian Mbappe.

Komento: