‘Çmendet’ Real Madrid, ofron Balen plus 90 milionë euro për Pogban

11:55 | 26 Tetor 2019

90 milionë euro, plus Bale për Pogban.

Pogba vazhdon të jetë dëshira e madhe e Zidane.

Zinedine Zidane do të kërkojë të forcohet në mesfushë në afatin kalimtar të janarit. Objektivi kryesor është sërish mesfushori i Manchester United, Paul Pogba, për të cilin u interesua edhe gjatë verës.

Sipas asaj që raporton ‘The Sun’, në afatin kalimtar të janarit, Reali do të bëjë ofertë 90 milionë euro plus kartonin e Gareth Bale, për ta rrëmbyer futbollistin e preferuar, Pogban.

Së fundmi, trajneri i Realit, Zidane, u takua ‘rastësisht’ me Pogban në Dubai.

Komento: