
Florentino Perez ka sytë te ylli i Manchester Cityt.
Real Madrid po përgatitet të ofrojë Gareth Bale plus 70 milion £ për anësorin e Manchester Cityt, Raheem Sterling ,përcjell ORAinfo.

Blancos mund të nisë një ofertë në janar, me presidentin e klubit Florentino Perez të vetëdijshëm se vlera e yllit të Anglisë mund të rritet në mënyrë eksponenciale gjatë 12 muajve të ardhshëm.
Përfaqësuesit e Sterling u takuan me drejtorin e përgjithshëm të Madridit, Jose Angel Sanchez për të diskutuar një marrëveshje të mundshme në fillim të këtij viti, por një marrëveshje përfundimtare nuk u arrit kurrë./ORAinfo/