“Çmendet” Real, ofron Jovicin plus para për sulmuesin e Arsenalit

11:29 | 09 December 2019

Gjigantët spanjollë të La Liga, Real Madrid janë të interesuar të nënshkruajnë sulmuesin e Arsenalit, Pierre-Emerick Aubameyang në afatin kalimtar të janarit.

30-vjeçari raportohet se nuk është i kënaqur me përparimin e klubit me qendër në Londrën e Veriut dhe mezi pret që të lëvizë në të ardhmen e afërt,përcjell ORAinfo.

Sipas raportit të fundit, Los Blancos janë të gatshëm të përfitojnë nga situata dhe po kërkojnë të bëjnë një tranferim për ish-sulmuesin e Borussia Dortmund në janar.

Raporti gjithashtu deklaroi se Real janë gjithashtu të gatshëm të ofrojnë sulmuesin jo-favorit Luka Jovic në mënyrë që të sjellin Aubameyang në klub në afatin e kalimit të sezonit./ORAinfo/

Komento: