“Çmendet” Reali, ofron 120 milionë plus Diaz për “bishën” e Evropës

15:00 | 25 Nëntor 2019

Real Madrid është gati të ofrojë Borussia Dortmund 120 milion € plus Mariano Diaz për Jadon Sancho, raporton Don Balon.

Presidenti i Blancos, Florentino Perez do ta kthejë vëmendjen e tij ndaj yllit anglez nëse nuk arrin ta tërheqë Kylian Mbappe në Santiago Bernabeu nga Paris Saint Germain vitin e ardhshëm,përcjell ORAinfo.

Sancho ka kontribuar me katër gola dhe gjashtë asistime në 10 paraqitje në Bundesliga për Dortmund këtë sezon.

Komento: