Çmimi i derivateve po rritet, ja si qëndron Kosova në krahasim me shtetet e rajonit

23:44 | 06 Shkurt 2022

Pritet të ketë sërish rritje të çmimeve të deriabateve.

Pavarësisht rritjes se çmimeve të karburanteve, Kosova me çmimet më të lira në rajon.

Ka muaj që ka filluar rritja e çmimeve të produkteve të ndryshme elementare në Kosovë.

E rritje të tillë duket që kanë pësuar edhe karburantet. Këtë e bëjnë të qartë çmimoret e vendosura në çdo pompë.

Këtë e ka bërë të ditur edhe kryetari i Shoqatës së Naftëtarëve të Kosovës, Fadil Berjani.

“Është duke u rritur çmimi në mënyrë të theksuar. Kemi rritje të derivateve të naftës me shumicë, cdo ditë 25 dollarë, ndërsa me pakicë nuk ka lëvizje që një javë”, tha Berjani.

Ndërsa sa i perket ligjit të naftës, Berjani tha që presin miratim nga Kuvendi i Kosovës. Ndërkohë në krahasim me shtetet e rajonit, karburantet në Kosovë janë më lirë se në Bosnje, Serbi dhe Mal të Zi.

Komento: