Conte “blindon” yllin e madh

09:01 | 09 Tetor 2019

Portieri i Interit, Samir Handanovic është vendosur të nënshkruajë një rinovim të kontratës me Nerazzurri që do ta shohë atë të lidhur me klubin deri në vitin 2022 me paga më të larta.

Portieri 35-vjeçar slloven, i cili u bashkua me Nerazzurri nga Udineze në vitin 2012, do të nënshkruajë kontratën së shpejti, pasi agjenti i tij dhe administrata e Interit përfundojnë detajet,përcjell ORAinfo.

Pavarësisht moshës së tij, trajneri i ri i Interit, Antonio Conte nuk kishte ndërmend të zëvendësonte kapitenin, i cili u konsiderua si një nga portierët më të mirë në Evropë sezonin e kaluar për aftësitë e tij të mrekullueshme./ORAinfo/

Komento: