Conte me deklarate të papritur për Inter

20:57 | 01 Nëntor 2019

Trajneri i Inter me deklaratë që pak kush e priste.

Antonio Conte ka bërë disa krahasime interesante mes skuadrës së tij aktuale, Inter, dhe Juventusit që dikur drejtonte ai.

Conte ka thënë se ky Inter nuk ngjason aspak me Juventusin që Conte drejtonte dikur, duke ‘pushtuar’ Italinë.

“Jo, ne nuk ishim në Evropë atë vit. Nuk mund të bësh krahasime, ngjashmëria e vetme është se ne gjithmonë luanim me 100mph. Nuk jemi të ndërtuar të presim” ka thënë Conte, i pyetur për ngjashmëritë mes dy skuadrave.

Këtë krahasim Conte e ka bërë duke iu referuar skuadrës së Juventus, të sezonit 2011/2012.

Komento: