Conte merr lajmin e madh, ylli i Barçës mund t”i bashkohet Interit

13:33 | 30 Tetor 2019

Vidal mund të i bashkohet Interit.

Arturo Vidal ka folur pas fitores 5-1 të Barcelonës kundër Valadolid. Mesfushori i katalanasve është shprehur i kënaqur me paraqitjen e tij teksa arriti të shënonte në takimin e djeshëm. Gjithashtu ka lënë të hapur mundësinë e largimit në merkaton e dimrit, ku Inter është i interesuar për shërbimet e tij.

“Unë luaj ndryshe nga të gjithë të tjerët në mesfushë. Faleminderit Zotit që kam trupin të veproj në të dy fushat. Përpiqem të përfitoj në maksimum nga asistet e Messit dhe shokëve. Kam pasur më shumë fat se vitin e shkuar dhe po përpiqem të përfitoj nga të gjitha mundësitë që më janë dhënë.

Ne kemi vrapuar shumë, duke luajtur dhe duke provuar veten. Ne kemi në skuadër një lojtar si Messi, i cili sot tregoi gjithë cilësinë që ka. Çdo ditë na surprizon dhe të gjithë e shohin me dashamirësi”, ka deklaruar ai.

I pyetur më tej nëse do të largohet në janar, përgjigja e tij ishte: “Unë përfitoj nga mundësitë që kam”, duke lënë të nënkuptohet se do të shqyrtojë me kujdes çdo gjë dhe pse jo, në të ardhmen t’i bashkohet skuadrës së Antonio Contes.

Komento: