Conte po e transferon yllin e Bayernit

12:12 | 25 Tetor 2019

Edhe Interi hyn në garë për Mullerin.

Gjigantët e futbollit evropian ia kanë vënë syrin sulmuesit të pakënaqur të Bayern Munichut, Thomas Muller. Pas Manchester Unitedit, futbollistin gjerman e do edhe Interi

Thomas Muller e ka paralajmëruar largimin nga Bayern Munichu gjatë janarit pasi është i pakënaqur me minutazhin që po i ofrohet në “Allianz Arena”, shkruan Gazeta Express.

Prandaj, interesim për sulmuesin gjerman kanë nisur të shfaqur gjigantët e futbollit evropian.

Dje u raportua se Manchester United do të provojë ta transferojë sulmuesin me përvojë gjatë janarit pasi “Djajtë e Kuq” kanë nevojë të madhe të përforcohen në fazën e sulmit.

Mirëpo, magazina gjermane “Kicker” sot shkruan se interesim për 30 vjeçarin ka shfaqur edhe Interi, i cili ka nevojë për sulmues për shkak të lëndimit të Alexis Sanchezit.

Muller di të shfaqet mjaft i rrezikshëm përballë portave kundërshtare.

Komento: