Conte vjen me transferim të “çmendur” nga Seria A

16:00 | 30 Nëntor 2019

Antonio Conte, dëshiron të sjellë yllin e Fiorentinës, Federico Chiesa në Inter raporton Calcio Mercato.

Trajneri i Nerazzurrëve është një admirues i madh i 22-vjeçarit, i cili aktualisht vlerësohet me rreth 50 milion € , përcjell ORAinfo.

Interi, këtë sezon ka qenë një skuadër që ka pasur rezultate të kënaqshme dhe së bashku me Juventusin janë në garë të ashpër për të fituar vendin e parë në Seria.

Për këtë arsyeje, Conte dëshiron që sa më shumë të përgatitet për afatin e janarit dhe ka ndërmend të sjellë emra të rinj në ekip, e njëri ndër ta është edhe Chiesa.

Chiesa ka kontribuar me dy gola dhe dy asistime për Fiorentina në 12 ndeshje të Serisë A këtë sezon./ORAinfo/

Komento: