Costa “çon peshë” rossonerët me deklaratën e fundit – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Costa “çon peshë” rossonerët me deklaratën e fundit

22:43 | 08 Nëntor 2019

Anësori i Juventusit, Douglas Costa thotë se skuadra aktuale e Milanitn meriton respekt të madh

Milani ishte skuadra e fundit që fitoi Scudetto përpara se tetë herë radhazi Juve të mbizotërojnë dhe kanë filluar fillimin e tyre më të keq për një sezon,përcjell ORAinfo.

Përkundër kësaj, Costa po refuzon të nënvlerësojë kuqezinjtë, të cilët do të jenë kundërshtarët e Zonjës së Vjetër të Dielën.

“Është e qartë se Milani i së kaluarës ishte një ekip fenomenal që fitoi gjithçka, por besoj se Milani është akoma një ekip i mirë dhe meriton respekt të madh,” i tha ai Sky Sport Italia./ORAinfo/

Komento: