Theo Hernandez është duke shkëlqyer të Milan pas transferimit të tij nga Spanja.
Ish-lojtari i Real Madrid ka arritur që t’i shënojë disa gola vendimtare për klubin ‘Kuq e Zi’.
E kjo paraqitje e tij, ka marrë vëmendjen e ish-legjendës së Milanit, Alessandro Costacurta.
Ai në një prononcim për Sky Sport e ka vlerësuar lartë lojtarin.
Sipas tij, nëse Hernandez arrin të përmirëson lojën e tij mbrojtëse, ai mund të bëhet një fenomen.
“Ai ka talent, tani ai thjesht duhet të punojë në lojën e tij të përgjithshme për tu bërë me i miri në atë pozitë…:, ka thënë Costacurta. /ORAinfo/