Coutinho merr vendimin përfundimtar me Barcelonën

10:16 | 07 Janar 2022

Coutinho ka marrë vendimin.

Philippe Coutinho duket se ka marrë vendimin e tij lidhur me të ardhmen.

Mesfushori brazilian nuk ka gjetur hapësirat e tij në ‘Camp Nou’ as pas ardhjes së Xavi Hernandez në krye të stolit.

‘Sky Sports’ raporton se Coutinho ka marrë vendim dhe njoftimi për kalimin tek Aston Villa do të bëhet sot, transmeton lajmi.

29 vjeçari brazilian kërkohet nga skuadra e Premier League dhe Barca janë gati të heqin dorë nga ai.

Thuhet se katalanët planifikojnë një huazim 18 muajsh për lojtarin.

Komento: