Cristiano Ronaldo bëhet “superhero”, kjo pamje befasojë të gjithë

21:15 | 04 Shkurt 2020

Ronaldo është bërë ‘superhero’ në librat e fëmijëve.

Cristiano Ronaldo, do të bëhet figura qendrore në një libër komik për fëmijë, në të cilin përshkruhet si një superhero.

Në një plan për të promovuar shkrim-leximin midis fëmijëve, si dhe për të inkurajuar përzierjen e kulturave të ndryshme, Ronaldo do të jetë roli kryesor i “Striker Force 7” i cili do të publikohet në Spanjë nga Destino të martën, 4 shkurt (sot).

Libri komik, do të shndërrohet në një seri të shkurtër të animuar.

Ai e largon Ronaldon nga fusha e futbollit dhe e bën atë një superhero që punon për agjencinë ndërkombëtare “Striker Force 7”, me shpresën për të mbajtur paqen në të gjithë botën.

Seria e animuar do të prodhohet nga Graphic India Studio dhe VMS Communications.

Komento: