Dagz nervozohet keq me Donaldin: Kujdes, mos ma ngacmo gruan

09:53 | 13 Shkurt 2022

Dagz i mllefosur me Donaldin

Debatet e Einxhelit dhe Donaldit, janë diskutuar tej mase edhe jashtë shtëpisë duke u munduar të gjendet se kush kishte të drejtë në këtë mes.

Por përtej këtyre debateve, ata sërish kanë nisur komunikim mes vete, shkruan lajmi.net.

Të premten, Einxhel dhe Donaldi ishin dy banorët finalist të fundit.

Menjëherë pas përfundimit të spektaklit, ish banorët kanë hyrë në shtëpi për të darkuar me katër banorët finalist.

Dagz-i teksa qëndronte me Einxhelin në një cep të oborrit, shprehu pakënaqësinë ndaj Donaldit.

Sipas tij ai i ka kërkuar që të bëjë kujdes dhe të mos e ngacmojë Einxhel.

“Kam qenë nervoz me pjesën e Donaldit. I thashë kujdes vëlla mos ma ngacmo gruan se nuk më pëlqeu”, tha Dagz-i në diskutim me Einxhelin

Komento: