Dalin pamje nga shtëpia e Ritës në Prishtinë

09:38 | 06 Maj 2019

Rita Ora është këngëtarja me origjinë shqiptare por që karrierën e saj e zhvillon në Angli atje ku edhe është rritur.

Vera Ora, nëna e këngëtares së njohur shqiptare me famë botërore, Rita Ora, ka publikuar fotografinë e shtëpisë së tyre në Prishtinë.

“Shtëpia është aty ku është zemra. Ani pse jetojmë në Londër është shumë e rëndësishme për neve dhe fëmijët tonë të kemi mundësi të vizitojmë vendlindjen, Prishtinë, Kosovë”, ka shkruar ajo në mbishkrimin e fotografisë.

Siç duket familja e këngëtares shqiptare kanë blerë shtëpi në Parkun e Bërnicës në Prishtinë, përcjell rtv21.

Kujtojmë që Rita Ora asnjëherë nuk heziton t’i tregojë botës për vendlindjen, si dhe çdoherë shprehet e gatshme të mbështesë shtetin e Kosovës dhe shqiptarët në përgjithësi.

Në muajin prill, këngëtarja shqiptare qëndroi në Kosovë në kuadër të një misioni bamirësie në bashkëpunim me Fondin e Kombeve të Bashkuara për Fëmijë (UNICEF).

Gjatë fjalimit, Rita u shpreh që është e lumtur dhe krenare që është nga Kosova. “Carry On” është projekti i fundit muzikor i artistes në bashkëpunim me Kygon, e cila njëkohësisht është edhe kolonë zanore e filmit të animuar, “Pokemon Detective Pikachu”.

Komento: