Dalin pamjet: Në festën e Bora Zemanit ishte edhe ish partneri i saj – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Dalin pamjet: Në festën e Bora Zemanit ishte edhe ish partneri i saj

09:56 | 14 Janar 2022

Bora Zemani fton ish partnerin në festën e ditëlindjes, dalin pamjet.

Bora Zemani ka festuar për herë të dytë ditëlindjen.

Moderatorja e dashur shqiptare festoi ditëlindjen me 9 janar, por nuk u ndal më kaq, shkruan lajmi.

Një tjetër festë me familjarë e miq ajo pati edhe mbrëmë ku mori vëmendje të madhe mediatike.

Disa nga të ftuarit në ditëlindje ishin Xhensila Myrtezaj, Klajdi Haruni, Bruno, Olti Curri, Semi Jaupaj, Olsa Muhameti, Arjan Konomi si dhe shumë konkurrentë të Për’puthen.

Por përveç këtyre emrave të njohur për publikun, një nga personazhet që mori vëmendje në ditëlindjen e Borës është edhe ish partneri i saj Vin Veli me të cilin e ka djalin.

Vini ishte dj i mbrëmjes ku po argëtohej mjaft shumë në ditëlindjen e ish partneres, duke treguar se mes tyre s’ka pasur vend për hatërmbetje.

Kujtojmë se romanca e tyre e dashurisë përfundoi pesë vite më parë.

Komento: