Dalin prapaskenat, ja sa para ofroi Real për Mourinhon

14:28 | 01 Dhjetor 2019

Jose Mourinho raportohet se hodhi poshtë një ofertë prej 12 milion nga Real Madrid për të refuzuar Tottenham Hotspur dhe të presë që Los Blancos të shkarkojë menaxherin Zinedine Zidane.

Portugezi, pas gati një viti jashtë lojës, është rikthyer në menaxhim në klubin e Veriut të Londrës, duke fituar tre ndeshjet e tij të hapjes kundër West Ham United, Olympiacos dhe Bournemouth,përcjell ORAinfo.

Pasi kishte menaxhuar Madridin mes 2010 dhe 2013, Mourinho u lidh shumë me një rikthim në Bernabeu pas fushatës katastrofike të klubit 2018-19.

Sipas The Sun, skuadra nga La Ligës ishte e gatshme të nxirrte 12 milion £ në mënyrë që të garantonte që Mourinho të injoronte Spurs dhe të presë derisa puna e Madridit të bëhej në dispozicion./ORAinfo/

Komento: