Dalin sekuenca nga kënga e parë e Shyhretes me rejen e saj

13:26 | 06 Maj 2019

Learta është reja e këngëtares së njohur Shyhrete Behlulit.

Bashkëpunimi i parë i Shyhretes me Leartën Këngëtarja e mirënjohur, Shyhrete Behluli nesër në ora 14:00 do të publikojë projektin e ri muzikor të titulluar “Për ty Nexhmije” në bashkëpunim me nusen e saj, Learta Jakupin.

Bashkëpunimi i parë i Shyhretes me Leartën do të jetë një dedikim për Bilbilin e Këngës Shqipe, Nexhmije Pagarushën, shkruan rtv21.

Në rrjetin social Instagram është publikuar një pjesë nga kënga dhe videoklipi i ri i tyre.

Ndryshe, “Je e vetmja” mban titullin projekti i fundit i Shyhretes, që e ka sjellë më 8 mars të këtij viti.

Komento: