Dardan Sejdiu tregon se përse fitoi Përparim Rama në Prishtinë

23:39 | 19 Nëntor 2021

Dardan Sejdiu flet për zgjedhjet në Prishtinë: Ja pse fitoi Përparim Rama.

Ish-nënkryetari i Prishtinës, Dardan Sejdiu ka folur për garën në Prishtinë. Thotë se qytetarët zgjodhën dikë që kishte vizion për të ardhmen dhe jo dikë që fliste për të kaluarën.

Komentet Sejdiu i bëri në emisionin “DPT te Fidani” në T7.

“Në Prishtinë në këto zgjedhje unë besoj se është përsërit viti 2013 për faktin që në balotazh, sipas vlerësimit tim, ka ndodhur një votë interesante për z.Rama”, thotë Sejdiu.

“Njerëzit janë identifikuar më shumë me z.Rama se që janë identifikuar me Vetëvendosjen dhe Arben Vitin”, shtoi ai.

“Për mua është interesante kur krahasojmë numrat. Në vitin 2013 Shpendi i ka fituar në balotazh rreth 38 mijë vota. Në vitin 2017 i ka fituar 42 mijë e 365 vota. Hala askush s’e ka fituar atë numër të votave, por z.Rama është mbi 40 mijë vota e z.Vitia rri nën 40 mijë vota”, shpjegoi ai.

“Interesante është për faktin se si duket qytetarët kanë qenë më të interesuar për dikë që parasheh një vizion për të ardhmen se dikë që garon dhe krahasohet me të kaluarën. Unë besoj se kjo ka qenë në Prishtinë’, tha Sejdiu.

Komento: