David Silva befason të gjithë me skuadrën e tij të re

20:51 | 20 Shtator 2019

David Silva duket se do të bëhet me skuadër të re.

Mesfushori me përvojë spanjoll po e kalon sezonin e tij të fundit në futbollin evropian dhe karrierën mund ta vazhdojë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës

David Silva është duke e kaluar sezonin e tij të fundit në futbollin evropian.

Veterani i mesfushës pritet të bëhet yll i ri i kampionatit amerikan të futbollit – Major League Soccer.

Sipas mediave britanike, ish-përfaqësuesi spanjoll do t’i bashkohet klubit të David Beckhamit, Inter Miami.

Mesfushori kualitativ ka bërë me dije se do të largohet nga Manchester City në fund të këtij sezoni.

34 vjeçari nuk e ka konfirmuar ende lëvizjen drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Por, mediumi britanik “Independent” siguron se ish-futbollisti i Valencias e ka të ardhmen në Inter Miami.

Ish-futbollisti anglez, David Beckham po planifikon ta ndërtojë një ekip më yje për sezonin e ri, prandaj njëri prej tyre pritet të jetë edhe David Silva.

Komento: