De Gea po largohet nga Anglia? Ky është lajmi i fundit nga Anglia – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
0 °C

De Gea po largohet nga Anglia? Ky është lajmi i fundit nga Anglia

18:00 | 11 Shtator 2019

U diskutua shumë për të ardhmen e tij.

Mark Schëarzer ka paralajmëruar David de Gean që Manchester United mund ta lë të lirë të largohet nëse ata vendosin se vlera e tij është më pak se ajo që ai kërkon në negociatat e vazhdueshme të kontratës.

Ka kohë që ka spekulime se spanjolli mund të largohet nga ”Old Trafford”, me Real Madrid dhe Paris Saint-Germain që kanë shprehur interesim për të.

Ish-portieri i Atletico Madrid ka bërë një numër gabimesh jokarakteristike gjatë 12 muajve të fundit, përfshirë në humbjen 2-1 në shtëpi ndaj Crystal Palace në fillim të këtij sezoni, përcjell lajmi.

“Ata do të duhet të marrin një vendim në një pikë nëse vlera e tij është e njëjtë me atë që ai kërkon”, tha ai për Goal.

“Ka spekulime rreth tij dhe pastaj ekziston fakti që ai ende mund të zgjedhë të largohet”.

“Në fund të fundit vjen pika ku historia juaj dhe përformancat tuaja të së kaluarës ju largojnë nga ekipi. Tani është gati. Nëse i shikoni gjashtë muajt e tij të fundit, shfaqjet e tij kanë qenë mesatare dhe nuk kanë qenë diku afër asaj që kanë qenë në të kaluarën”, tha ish-portieri i Chelseat.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!