De Jong e do këtë futbollist te Barcelona

16:12 | 02 Tetor 2019

Ylli i Barçës, De Jong ka një dëshirë të veçantë.

Mesfushori i Barcelonës, Frenki De Jong ka thënë se do dëshironte të luante me qendërmbrojtësin, Matijs de Ligt. Dyshja luajti se bashku te Ajaksi, por gjatë afatit kalimtar i ndanë rrugët.

“Nuk i kam parë të gjithë ndeshjet e tij, analiza ime nuk është kompletuar. Kam parë ndeshjen ndaj Fiorentines dhe Atletikos, në të cilët doli shumë mirë. Po luan shumë, andaj është fillim i mirë. Është shumë i ri dhe arriti në Juventus si yll, gjë që është pozitive për moshën e tij. Do të doja të ishte këtu, por asnjëherë nuk i thash ndonjë gjë, ishte zgjidhja e tij, zgjodhi Juventusin dhe mendoj që bëri mirë, pasi është një ndër klubet më të mëdha në Evropë”, deklaroi ai.

Barcelona sonte sfidon Interin, ndërsa të shtunën përballet me Seviljën.

Komento: