De Jong gjen klubin e ri – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

De Jong gjen klubin e ri

10:11 | 15 Janar 2022

Chelsea nis bisedimet me De Jong

Tuchel e do De Jongun në Stamford Bridge. 24-vjeçari ka bërë 117 paraqitje me Barcelonën që nga viti 2019. Ai ka shënuar 10 gola.

U trasnferua në Barcelonë me shumë bujë, por Frenkie de Jong, nuk ka të ardhme në Camp Nou që prej ardhjes së Xavi Hernandez.

Pedri dhe Gavi do të jenë dyshja në mesfushën e Xavit të mbështetur nga Sergio Busquets, çka do të thotë se De Jong është vetëm rezervist.

Chelsea është klubi i fundit sipas El Nacional që dëshiron të shfrytëzojë këtë situatë dhe ta trasnferojë lojtarin.

Chelsea ka nisur bisedimet dhe ka ofruar 40 milionë euro deri më tani, por Barcelona kërkon së paku 60 milionë.

Sido që të jetë, me kalimin e ditëve, po bie edhe çmimi i De Jong që nuk po luan shumë dhe Chelsea do të tentojë të ulë sa më shumë çmimin për ta marrë holandezin. Për nënshkrimin e tij Chelsea duhet të luftojë me De Jong.

Komento: