De Ligt i bie pishman që iu bashkua Juventusit

19:14 | 19 Nëntor 2019

Matthijs de Ligt i ka rënë pishman për vendimin e tij veror për t’u bashkuar me Juventusin në vend të Barcelonës, thotë drejtori i akademisë së Barça, Patrick Kluivert.

20-vjeçari u largua nga Ajax gjatë verës dhe pritej nga shumë që ta ndiqnin Frenkie de Jong në Camp Nou, por tani ai po vendosi të bashkohej skuadrës në Torino ,përcjell ORAinfo.

“Sigurisht që De Ligt është një mbrojtës i shkëlqyeshëm, por në fund ai zgjodhi [Juve]”, tha Kluivert për Mundo Deportivo.
“Unë mendoj se ai është penduar tashmë, por është kështu. Ju duhet të bëni zgjedhje në jetë, dhe ndonjëherë dhe ju bëni mirë dhe ndonjëherë keq. Duhet të mësoni nga vendimet tuaja”, ka përfunduar Kluivert./ORAinfo/

Komento: