De Ligt tregon se a është pishman për transferimin

20:44 | 21 Nëntor 2019

De Ligt thotë se nuk është pishman për transferimin.

Matthijs De Ligt ka hedhur poshtë zërat e Patrick Kluivert, i cili insistonte se mbrojtësi nuk është i lumtur në Torino.

De Ligt nuk e ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme aventurën me Juventus, duke numëruar disa gabime fatale, për t’u kthyer në qendër të kritikave.

Pas këtyre kritikave, Kluivert besonte se lojtari nuk është i lumtur në Itali, por një gjë të tillë e ka mohuar ish ylli i Ajax.

“Ka gjithmonë presion kur paguhen aq shumë para për ty. Pas ndeshjes së parë ndaj Napoli, gjërat shkuan edhe më keq” ka thënë De Ligt.

“Por, shokët e skuadrës më vlerësojnë, tifozët dhe gjithë të tjerët. Jam i lumtur me mënyrën si po ecën” ka thënë tutje lojtari.

20 vjeçari kaloi tek Juventus për shumën e 75 milionë eurove.

Komento: