De Ligt zgjodhi Juventusin para Barcelonës, mësohet arsyeja

17:37 | 19 Shtator 2019

Barcelona zbulon pse Matthjis De Ligt zgjodhi Juventusit para klubit katalanas.

Futbollisti ka qenë një nga temat kryesore të merkatos së verës, me lojtarin që lidhej me një kalim tek Barca, PSG e në fund zgjodhi Juventusin.

Drejtuesit e Barcelonës janë të bindur se lojtari këtë zgjedhje e bëri vetëm për përfitime ekonomike, duke u ndihmuar edhe nga ligji italian për taksat.

“Ne i kemi bërë një ofertë, por ai preferoi të shkonte tek Juventus, ku taksat e lejojnë të fitojë më shumë” ka thënë Oscar Grau, transmeton lajmi.

Barcelona ishte favoritja deri në momentet e fundit, kur Juventus shkoi ‘All in’ për lojtarin holandez.

De Ligt nuk e ka nisur aq mirë me skuadrën e re, duke pranuar shumë kritika, sidomos pas ndeshjes me Napoli, ku gaboi në dy raste kur Juve pranonte golat.

Komento: