Dean Henderson mund të rikthehet në Man Utd, por ka disa kushte

21:22 | 07 Shkurt 2020

Dean Henderson tregon kushtet për rikthimin te Man Utd.

Manchester United ka mësuar sot kushtet e Dean Henderson, për rikthimin e portierit në ‘Old Trafford’.

Henderson është një nga portierët me potencialin më të madh në Angli. Aktualisht, portieri luan me skuadrën e Sheffield United, në formë huazimi nga Manchester United.

Portieri ka folur për një rikthim të mundshëm te ‘Djajtë e kuq’, por, për ta bërë një gjë të tillë, ai ka caktuar disa kushte.

“Manchester Evening Neës’ bën të ditur se portieri ka thënë se nuk ka interesim të kthehet te Manchester United, përderisa nuk i garantohet pozita e titullarit, transmeton lajmi.

Këto deklarata të portierit anglez sigurisht se do të jenë një sinjal edhe për David de Gea, për një punë të fortë për ta ruajtur pozitën e titullarit tek United.

Mbetet të shihet në fund të këtij sezoni se cilat do të jenë planet e Manchester United, për portën.

Komento: