Debat i fortë mes Einxhel dhe Donaldit në Big Brother VIP: “Ti je hipokrit dhe burracak”

21:54 | 21 Janar 2022

“Ti je hipokrit dhe burracak”, debat i fortë mes Einxhel dhe Donaldit në Big Brother VIP.

Një debat i ashpër ka ndodhur mes Einxhelit dhe Donaldit në spektaklin e Big Brother VIP.

Dyshja ka një javë që kanë debatuar ashpër me njëri-tjetrin, e derisa debati u bë edhe më i rëndë kur Donaldi nuk shpëtoi Dagzin nga zingjiri i zhvilluar në spektaklin e kaluar, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Derisa u dha një klip për banorët se çfarë kishin folur gjatë këtyre ditëve sa i përket zingjirit të nisur nga Beatrixa, Einxheli e quajti hipokrit Donaldin dhe burracak.

Madje ajo kur u pyet nga Arbana se a i mendon realisht këto gjëra, moderatorja shqiptare tha se i qëndron në pikë e presje atyre që u ka thënë.

Në anën tjetër, opinionisti Arbër Hajdari kritikoi Donaldin, pasi sipas tij ai kishte plot të tjerë për të zgjedhur, e jo Dagzi, me që e kishte thënë që e ka shumë shok të mirë brenda në shtëpinë e Big Brother VIP.

Komento: