Debat i nxehtë në Kanal10: Pantina dhe analistët përplasen për përgjegjësinë politike

00:35 | 30 Korrik 2026
debat-i-nxehte-ne-kanal10:-pantina-dhe-analistet-perplasen-per-pergjegjesine-politike

Debat i ashpër është zhvilluar në emisionin “Adresa”, ku të ftuarit kanë diskutuar për zhvillimet politike dhe përgjegjësinë e pushtetit për situatën aktuale.

Gjatë debatit, një nga komentet kryesore ishte se qeveria nuk mund t’ia atribuojë përgjegjësinë opozitës për mungesën e vendimeve apo zgjidhjeve, pasi sipas tij i ka numrat e nevojshëm në Kuvend.

“Nuk mund ta fajësojë opozitën, i ka votat e nevojshme”, është thënë gjatë përplasjes në studio.

Diskutimi është fokusuar te përgjegjësia politike, funksionimi i institucioneve dhe roli i partive në proceset vendimmarrëse.

Të ftuarit kanë paraqitur qëndrime të ndryshme, duke debatuar nëse problemet aktuale janë pasojë e mungesës së bashkëpunimit politik apo e përgjegjësisë së drejtpërdrejtë të shumicës qeverisëse.

Ndërkohë, Shqipe Pantina ka folur edhe për gjendjen brenda LDK-së, duke shprehur shqetësimin për përçarjet dhe përplasjet politike, ndërsa ka theksuar se kjo parti duhet të ruajë një identitet të pavarur dhe të synojë fitoren në zgjedhje.

Përballë saj, analistët Halil Matoshi, Basri Muja, Burim Korqa dhe Sadik Zeqiri kanë komentuar zhvillimet politike dhe sfidat me të cilat po përballet skena politike në Kosovë./Gazeta10

Komento: