Debutuan të Kosova, ja çka thotë Challandes për Dresevic dhe Xhemajlin – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
0 °C

Debutuan të Kosova, ja çka thotë Challandes për Dresevic dhe Xhemajlin

21:01 | 10 Tetor 2019

Kosova e ka nisur ndeshjen me Gjibraltarin me shumë ndryshime.

Për Dardanët sonte debutuan dhe luajtën nga minuta e parë mbrojtësit; Arbenit Xhemajli (21-vjeçar) dhe Ibrahim Dresevic (22-vjeçar).

Ata janë lavdëruar nga trajneri i Kosovës, Bernard Challandes, për punën që bën për 90 minuta në “Fadil Vokrri”.

“Jam i lumtur me Xhemajlin dhe Dreshevic, ka bërë punë të mirë, shumë serioze, shumë mirë”, u shpreh Challandes.

Challandes gjithashtu mbeti i lumtur edhe me punën e Rashkaj.

“Rashkaj gjithashtu ka bërë punë të mirë”, shtoi trajneri i Kosovës.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!