Deklaratë shokuese Melisa: Jam ngacmuar seksualisht kur isha pesë vjeçare

23:32 | 20 Shkurt 2023

Banorja e shtëpisë së Big Brother VIP Kosova, Melisa ka rrëfyer një histori emocionuese të sajën, kur ajo po vuante nga ankthi.

Ajo tha se ka pasur një periudhë të vështirë të jetës së saj, si dhe është ngacmuar seksualisht kur ishte pesë vjeçare.

Ajo me lot në sy, ka rrëfyer momentet kur ajo ishte në luftë me ankthin dhe rrugëtimin e vështirë që kishte gjatë trajtimit me psikologë.

Ajo tha se ndihej e frikësuar se ai (ngacmim seksual) do t’i ndodhte gjithmonë, si dhe tregoj se këtë nuk e ka treguar kurrë.

Melisa tha se nuk e ka treguar sepse mendonte se do të mërziteshin familjarët e saj dhe se kishte frikë se nuk do ta besonin.

Komento: