Del momenti kur helikopteri i Kobe Bryant bie në tokë dhe përfshihet nga flakët

08:48 | 27 Janar 2020

Ky është momenti kur helikopteri i Kobe Bryant bie në tokë dhe përfshihet nga flakët.

Legjenda e basketbollit, Kobe Bryant humbi jetën mëngjesin e sotëm në mënyrë tragjike pas përplasjes së helikopterit me të cilin ai ishte duke udhëtuar.

Incidenti i rëndë ndodhi në Kalabasas të Los Anxhelos. Kobe po udhëtonte së bashku me vajzën…”

Nuk bëhet e ditur, nëse helikopteri ka pasur ndonjë defekt, apo kushte të papërshtatshme moti.

Së fundmi, në media po qarkullon edhe video ku shihet momenti i rrëzimit të helikopterit, i cili rrotullohet disa herë dhe më pas bie në tokë ku përfshihet menjëherë nga flakët.

Komento: