Del nga objekti Bordi i Postës, nuk flasin për media

15:45 | 10 April 2020

Bordi i Postës del nga objekti, nuk flasin për media.

Bordi i Postës së Kosovës ka dalur nga objekti ku po mbanin mbledhje pa thënë asgjë lidhur me vendimet.

Vetëm njëri nga anëtarët e Bordit, Mentor Arifi, ka folur shkurt duke bërë të ditur se detajet do të jepen më vonë.

“Do të dalim me kumtesë”, ka thënë shkurt ai duke u larguar.

Sidoqoftë, Reporteri.net mëson se është diskutuar shkarkimi i disa zyrtarëve të lartë të Postës.

Siç u raportua, pjesë e kësaj mbledhjeje kishte qenë edhe ministrja e Ekonomisë, Rozeta Hajdari, gjersa prezenca e policisë është shtuar për shkak të situatës së tensionuar.

Për këtë ka njoftuar edhe Posta e Kosovës e cila përmes një njoftimi për media ka bërë të ditur se pjesëtarë të Policisë së Kosovës janë vendosur brenda objektit dhe para hyrjes së Postës, për çka ata thonë se nuk i dinë arsyet.

“Ju njoftojmë se aktualisht derisa po mbahet mbledhja e Bordit të Përkohshëm me menaxhmentin në Postën e Kosovës kanë ardhur policia dhe janë vendosur edhe brenda objektit edhe para hyrjes së Postës. Nuk e dimë arsyen për një veprim të tillë”, thuhet në njoftimin e Postës”.

Kujtojmë se bordi i përkohshëm i Postës është emëruar javën e kaluar.

Komento: