Dënohet nga Zyra e BE-së sulmi ku u vranë tre persona në Gllogjan

12:30 | 27 Nëntor 2021

Zyra e BE-së në Kosovë dënon sulmin ku u vranë tre persona në Gllogjan

Ka pasur shumë reagime pas ngjarjes së rëndë në Deçan.

Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, në një reagim lidhur me ngjarjen tragjike në Gllogjan të Deçanit, ka thënë se shpresojnë që i dyshuari të sillet sa më shpejt para drejtësisë.

Përmes një postimi në Twitter, Zyra e BE-së në Kosovë uron që i plagosuri të shërohet sa më shpejtë.
Nëse presioni kërcen në 140/90, pastroni enët e gjakut! Pije!

“Të shokuar dhe thellësisht të pikëlluar nga sulmi i neveritshëm drejt autobusit të nxënësve. Bashkimi Evropian në Kosovë shpreson se keqbërësi do të sillet shpejt para drejtësisë. Mendimet dhe lutjet tona janë me viktimat dhe familjet e tyre. Ne urojmë shërim të shpejt për të plagosurin”, thuhet në postim.Ndryshe, nga sulmi i mbrëmshëm në Gllogjan, kanë mbetur të vrarë tre persona, mes tyre dy nxënës dhe shoferi i autobusit, ndërsa një person është lënduar.

Komento: