Deputeti Bajqinovci: Infermierët janë heronj në ketë kohë Pandemie dhe gjithmonë – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Deputeti Bajqinovci: Infermierët janë heronj në ketë kohë Pandemie dhe gjithmonë

11:37 | 28 Mars 2020

Deputeti i VV-së, Mefail Bajqinovci nëpërmjet një postimi në Facebook ka ngritur një problematikë me të cilën po përballet personeli shëndetësor e përkatësisht infermierët.

Bajqinovci thotë se deri tani kemi tre infermierë të infektuar me Covid 19.

Ai thotë se kjo nuk është asgjë e jashtëzakonshme me atë që bëjnë infermierët çdo ditë duke u përballur me rreziqe të ndryshme nga rrezatimet dhe infektimet.

“Vetëm tek ne ende nuk janë të ndara përgjegjësit dhe pagat me ligj për infermierët me fakultet dhe shkollë të mesme, madje janë diskriminuar këto 20 vjet” shkruan Bajqinovci në Facebook.

Ja postimi i tij:

Sot në Kosovë të infektuar në vendin e punës me Covid-19 janë tre infermierë, gjatë shërbimit që ata u ofronin pacientit. E kjo shumë rrallë përmendet.

Roli dhe rëndësia e infermierëve, është e madhe në sistemet shendetësore. Kjo, edhe njëherë u dëshmua edhe tani kur bota po përballet me pandeminë Covid-19 dhe me mungesën e madhe të infermierëve.

Aktualisht Kosova ka rreth 9 mijë infermierë të cilët, punojnë në sektorin publik edhe pse janë shumë pak sipas parametrave.

Vetëm tek ne ende nuk janë të ndara përgjegjësit dhe pagat me ligj për infermierët me fakultet dhe shkollë të mesme, madje janë diskriminuar këto 20 vjet.

Pavarësisht kësaj infermieret nuk u zbrapsen dhe vazhduan punën me vullnet dhe përkushtim ndaj pacientëve. Kjo po vërehet tani kur vetëm në Kosovë, kemi 3 infermierë të infektuar me Covid-19 të cilët u infektuan gjatë shërbimit që ata u ofronin pacientëve.

Por kjo nuk është asgjë e jashtëzakonshme për infermierët. Ata çdo minutë, çdo orë, çdo ditë, i ekspozohen rrezikut nga rrezatimet e ndryshme, RTG, CT, kimioterapia, laboratore, reparte nga sëmundjet ngjitëse duke filluar ngaHIV/AIDS e deri tek infeksionet më të ndryshme të rrezikshme për jetën e tyre.

Prandaj përveç punës së madhe të mjekut, policit, ushtarit, zjarrëfikësit, dhe gjithë punëtorëve, një respekt i veçantë për infermierët, mamit dhe profesionistët tjerë shëndetësor meritojnë të quhen heronjë në çdo kohë dhe jo vetëm tani.

Komento: