Deputeti i LDK-së nis pushimet në Shqipëri, menjëherë pas shërimit nga koronavirusi

14:14 | 21 Korrik 2020

Menjëherë pas shërimit nga koronavirusi, deputeti i LDK-së nis pushimet në Shqipëri.

Deputeti nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, është shëruar nga virusi korona.

Me t’u shëruar nga virusi, Gashi ka nisur pushimet në bregdet bashkë me vëllanë e tij.

Këtë e bëri të ditur vëllai i Gashit nëpërmjet një fotografie të publikuar në rrjetet sociale ku shihet se janë në pushime diku.

“Me Arbenin, pasi u përballë me një sfidë jo të lehtë për të dhe për ne, COVID-19, nuk është shaka dhe nuk është lojë”.

Komento: