Deputeti i VV-së: Hoti do të duhej të ishte vetëm deputet

16:56 | 24 Korrik 2020

Rexhaj i Vetëvendosjes ka thënë se Avdullah Hoti do të duhej të ishte vetëm deputet.

Deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbër Rexhaj, ka thënë se kryeministri Hoti do të duhej të ishte deputet se nuk e di që ai ka garuar për pozitën e kryeministrit.

Ai ka thënë se për respekt ndaj institucioneve të Republikës së Kosovës e quan kryeministri Hoti, ndonëse nuk e njeh si të tillë.

Rexhaj ka thënë po ashtu se si qytetar i Kosovës, i vjen keq se kush e përfaqëson atë në dialogun mes Kosovës e Serbisë, pasi që sipas tij, Hoti është një njeri i cili është bërë kryeministër falë një presidenti i cili njëmend ka vendosur hartat mbi thikat e Kosovës.

“Besa Gaxherrin po e kursej, s’du me folë se qysh në foltore ka dalë e s’ka lanë gjë pa thanë për presidentin, kurse kryeministrin aspak nuk po e kursej, sepse po thirret në Kushtetutën e Republikës së Kosovës, e sikur të ishte ashtu, nuk do ta përmendte “Zajednicën” as si term, sepse e di se çka i bie ajo.”, ka thënë Rexhaj.

Komento: