Deputetja e LDK-së: Nuk besoj se duhet të kemi zgjedhje të jashtëzakonshme

23:58 | 30 Nëntor 2021

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka komentuar deklaratat e Abelard Tahirit nga PDK, se vendi duhet të shkojë në zgjedhje.

Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri ka kërkuar që ngërçi parlamentar të zgjidhet përmes zgjedhjeve të reja në vend, shkruan Express.

Ai në një konferencë për media tha sot se mazhoranca nuk e ka vullnetin për të qeverisur.

“Ngërçi parlamentar do të zgjidhej më së mirë me zgjedhje të reja dhe meqenëse kemi hyre në një krizë të njëpasnjëshme të Kuvendit të Kosovës, siç duket mazhoranca është në një krizë të thellë pas zgjedhjeve të 14 nëntorit po shohim që nuk e kanë vullnetin me qeverisë. Nuk e kanë vullnetin me qenë prezent në Kuvend. Ju e keni parë nuk janë as ministrat, as deputetët. Kjo mazhorancë i ka dy drejtime. Ja duhet ta kthejë mandatin te populli, ose duhet me qeverisë vendin. Këta janë duke abstenuar realisht”, ka thënë Tahiri.

Por Bajrami mendon ndryshe.

“Nuk konsideroj se duhet të shkohet në zgjedhje të jashtëzakonshme”, tha ajo në dPt te Fidani në T7.

“Kemi kritika për punën e kësaj Qeverie dhe mospërmbushjen e premtimeve por nuk besoj se duhet të shkohet në zgjedhje të jashtëzakonshme. Besoj se zgjedhjet e njëpasnjëshme e kanë dëmtuar këtë vend”, përfundoi Bajrami.

Komento: